Një nga llojet më të rralla në botë të një mace fshihet në këtë fotografi – që konsiderohet si eksperte e kamuflimit dhe tregon më së miri që se jo më kot është një specie që i mbijeton çfarëdo lloj rreziku.
Kjo kafshë e rrallë është fotografuar në rezervatin Leopard Nature në lindje të Rusisë, ku Kremlini ka urdhëruar që speciet e rralla të rruhet nga rojat e armatosur, transmeton Telegrafi.
Fotografi e shkrepur në një zonë malore duket e zakonshme, por nëse e shikoni me vëmendje aty fshihet një leopard i rrallë, lëkura e të cilit përshtatet mrekullueshëm me ambientin ku po qëndron.
Besohet se vetëm 120 leopardë të llojit Amur që ndryshe njihen edhe si leopardët e Siberisë, jetojnë në habitatin në lindje të Rusisë. /Telegrafi/