Site icon Telegrafi

Leopardi mbyt trevjeçarin

Një vogëlush është copëtuar dhe ngrënë nga një leopard në një park nacional në Uganda, të popullarizuar me turistë.

Trevjeçari Elisha Nabugyere, ishte i biri i fermeres Doreen Ayera, e cila punon në Parkun nacional Queen Elizabeth.

Leopardi ishte fshehur në pritë dhe kishte kapur vogëlushin në pritë të premten e kaluar, raporton sot Sky News.

Autoritetet thanë se gjuetarët në Uganda janë vënë në ndjekje të leopardit. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version