Nuk është diçka e pazakontë që në Indi kafshët e egra të futen në zonat e banuara, duke i terrorizuar banorët.
Kësaj radhe një leopard ka lënduar 6 persona na Jalandhar. E gjitha filloi kur është vërejtur duke u fshehur në një shtëpi, transmeton Telegrafi.
Banorët e zonës bashkuan forcat, duke u munduar ta “neutralizojnë” leopardin apo ta detyrojnë të kthehet në mal.
Megjithatë ai kërceu nëpër kulme të shtëpive dhe mbi njerëz. Ndërkaq në videon e publikuar më poshtë mund të shihen dhjetëra banorë që vëzhgojnë nga afër “betejën”.
Por, siç raportojnë mediat lokale, leopardi është vënë në gjumë dhe është dërguar në zonën ku zakonisht qëndron me leopardët tjerë dhe që nuk rrezikon jetën e qytetarëve. /Telegrafi.