Një leopard kafshoi të paktën pesë persona, pasi u fut në objektin e gjykatës në periferi të kryeqytetit të Indisë.
Pamjet e incidentit brenda sallës së gjyqit në Ghaziabad po qarkullon në internet, ku shihen disa burra të lënduar nga sulmi, përfshirë një që u detyruan ta transportojnë me barelë jashtë ndërtesës, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë, shihen policë me shkopinj duke tentuar ta trembin kafshën e egër. Por, ajo çfarë mbetet e paqartë është sesi arriti leopardi të futet në ndërtesë.
Ghaziabad gjende në lindje të New Delhit, dhe gjendet pranë pyllit të njohur si habitati i leopardëve.
Të paktën 12 mijë leopardë jetojnë në Indi. Në këtë vend, kafshët shpesh cilësohen si të “shenjta” dhe për këtë arsye nuk pengohet lëvizja e tyre e lirë nëpër zonat urbane. /Telegrafi/