Pas bashkëpunimit me Gold Ag, Leonora Jakupi po përgatitet për këngën e radhës.
Kësaj here këngëtarja po bashkëpunon me Massive Production, dhe producentët Nurteel dhe Granit Gashi.
Ky lajm konfirmohet nga vet menaxheri i Massive Production, Jetmir Agaj, i cili shihet në një fotografi të postuar me producentët dhe Leonorën me mbishkrimin “Coming soon”.
Ende nuk dihet se në çfarë zhanri do të vie kjo këngë.
Kujtojmë që “Pushkë e Çifteli” projekti më i fundit i këngëtarës, mblodhi mbi 1.5 milion shikime në youtube dhe është mirëpritur tejet mirë nga fansat e të dy palëve. /Telegrafi/