Telegrafi

Leonora Poloska sjell në jetë fëmijën e parë me Andin Randobravën

Andin Randobrava dhe Leonora Poloska janë bërë prindër të një vajze.

Çifti i muzikantëve e zyrtarizuan lidhjen e tyre në mars të vitit 2016 duke u fejuar, ndërsa në shtator të vitit të kaluar e kurorëzuan dashurinë.

Lexo po ashtu Fejohen Andin Randobrava dhe Leonora Poloska (Foto)

Dhe tashmë janë bërë prindër, ndërsa lajmin e ka bërë publik babai i gëzuar.

Gruaja ime e dashur, faleminderit që na e linde këtë princeshë. Mirë se erdhe çika e babait zemra ime, më e mira në botë”, ka shkruar Andini në një postim në Facebook.

Postimin e ka shoqëruar me një fotografi të partneres së tij dhe foshnjës së porsalindur. /Telegrafi/