Andin Randobrava dhe Leonora Poloska janë bërë prindër të një vajze.
Çifti i muzikantëve e zyrtarizuan lidhjen e tyre në mars të vitit 2016 duke u fejuar, ndërsa në shtator të vitit të kaluar e kurorëzuan dashurinë.
Dhe tashmë janë bërë prindër, ndërsa lajmin e ka bërë publik babai i gëzuar.
Gruaja ime e dashur, faleminderit që na e linde këtë princeshë. Mirë se erdhe çika e babait zemra ime, më e mira në botë”, ka shkruar Andini në një postim në Facebook.
Postimin e ka shoqëruar me një fotografi të partneres së tij dhe foshnjës së porsalindur. /Telegrafi/