Site icon Telegrafi

Leonora Poloska: Nuk kam operacione plastike dhe as nuk do të bëja, e dua veten ashtu siç jam

Foto: Leonora Poloska/Facebook

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Poloska, dikur ishte shumë aktive në tregun muzikor shqiptar.

Tani ajo publikon më rrallë këngë, ngase i është përkushtuar jetës private më shumë, konkretisht rritjes së vajzës së saj.

Së fundmi, Poloska ua dha mundësinë ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram që t’i parashtrojnë nga një pyetje, së cilave më pas ajo do t’u përgjigjej.

Mes pyetjeve të shumta se kur do të rikthehet me projekt të ri muzikor, Leonora e bëri të ditur se me gjasë kënga e saj e re do të vijë pas përfundimit të pandemisë.

Foto: Leonora Poloska/InstaStory

Ndërkohë, një pyetje shumë interesante e parashtruar nga një ndjekës ishte ajo se “nëse kishte operacione plastike dhe nëse do të bënte ndonjëherë”?

Këngëtarja ishte kategorike në përgjigjen e saj, duke u shprehur se e pëlqen veten siç është, ndaj dhe nuk ka kryer ndërhyrje e as nuk e ka ndër mend.

Foto: Leonora Poloska/InstaStory

“Jo nuk kam bërë. S’do kisha bërë sepse e dua veten ashtu si jam…fundi fundit muzika buron prej shpirtit, prek zemrat e të tjerëve pa e parë askush”, ka shkruar Poloska në përgjigjen e saj.

Përndryshe, kënga e fundit që ajo solli për fansat vazhdon të mbetet balada “S’ishte fat”, që e publikoi në tetor të vitit të kaluar dhe u prit mirë nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version