Site icon Telegrafi

Leonora Poloska flet pas rikthimit: Bashkëpunimet me Andinin janë gjithmonë të ngrohta, vajza jonë rritet në frymë muzike

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia, Leonora Poloska, shënoi rikthimin e saj në muzikës pas një mungese disa vjeçare.

“S’ishte fat” titullohet kënga e saj më e re, e cila është baladë, tipike e stilit të Leonorës, me të cilën këngëtarja e ka “mësuar” tashmë publikun e saj.

Poloska në një bisedë për Telegrafin, ka folur rreth këtij rikthimi, i cili mesa duket do të jetë një ogur i mirë, që ajo mos të ndalet tani e tutje në aspektin e prurjeve të reja.

“Po, mbas gati shtatë viteve rikthehem me një baladë të Andin Randobravës, me tekst të Arsim Bunjakut dhe video-produksionin “Video Art”. I dedikohet dashurisë së humbur, ndaj shpresoj se publiku do ta mirëpresë. Por, nga tani e tutje do të ketë shumë projekte të reja, ju premtoj…bashkëpunime interesante e të tjera e të tjera”, ka thënë Leonora Poloska për Telegrafin.

E njohur për baladat e saj të veçanta dhe me tekste domethënëse – ky stil do të ishte i duhuri për rikthimin e Leonorës. Tutje, gjatë bisedës ajo tregon se e gjen veten më së miri në këtë zhanër, ndaj dhe e zgjodhi!

“Mund të them që po, sepse me balada ndihem më e sigurt”, tha tutje këngëtarja.

Mes klipeve të shumta me paraqitje ekstravagante e të ekzagjeruara që shohim te shumë prej artistëve të ditëve të soptme, Leonora ka zgjedhur diçka tjetër.

Ajo erdhi shumë e thjeshtë në videon e këngës, me vetëm një skenë të realizuar – ku thotë se ishte zgjedhaj e saj, pasi ajo dëshiron që muzika e saj të reflektojë te publiku dhe pamja vizuale të mos jetë asgjë më shumë se “interpretim prej shpirtit”.

Leonora Poloska (Foto: ArkivaShqip/YouTube)

“Po, më pëlqen të eksperimentoj, videoja u bë me qëllim e thjeshtë dhe vetëm me një skenë, me qëllimin e vetëm që ta përcjellë sa më mirë këngën…ishte koha të bëja diçka më ndryshe”, tha Poloska për Telegrafin.

Duke qenë se për të gjetur kompozitorin e këngës, ajo nuk duhet të “shkojë larg”, ngase e ka në shtëpi një të tillë, madje as më pak e as më shumë se bashkëshortin e saj, kompozitorin e njohur të shumë baladave, Andin Randrobrava.

Ajo tregon se puna me bashkëshortin e saj është edhe çelësi i suksesit tani më për të.

“Të bashkëpunosh me Andinin, burrin praktikisht, është shumë lehtë. Kemi mirëkuptim, s’kemi përplasje të autoriteteve, gjithçka shkon shumë butë”, ka deklaruar ajo.

Leonora Poloska dhe Andin Randrorava (Foto: Andin Randrobrava/Facebook)

Në përfundimin e bisedës për Telegrafin, Leonora Poloska nuk mund të mos i ndante emocionet e mëmësisë, pasi personi më i shtrenjtë i jetës së saj që është vajza, Andora, tashmë ndjehet krenare teksa rritet dhe sheh nënën e saj në ekran.

“Po, Andora po rritet dhe me endje më përcjell, i kam kënduar prej se ka lindur, në çdo rast të mundshëm…e kam bezdisur (qesh), nuk ka nga të ikë prej këngë”, ka treguar Leonora Poloska.

Leonora Poloska, Andin Randrobrava dhe vajza e tyre, Andora (Foto: Leonora Poloska/Facebook)

Këngëtarja tashmë rezidente e Prishtinës, pritet që edhe në vazhdimësi të jetë pranë publikut të saj me projekte të shumta muzikore. /Telegrafi/

Leonora Poloska (Foto: ArkivaShqip/YouTube)
Exit mobile version