Site icon Telegrafi

Leonora nuk e mohon mundësinë e hyrjes në politikë dhe tregon se në cilën ministri do të angazhohej

Këngëtarja Leonora Jakupi në të ardhmen mund ta mendojë hyrjen në politikë.

Në një intervistë për emisionin Klan Kosova në ditën e zgjedhjeve, pasi këngëtarja ka hedhur votën, ka thënë se të ardhmes nuk i dihet dhe se krah kolegëve të saj artistë që i hynë politikës, mund të jetë edhe ajo.

Lexo po ashtu Leonora Jakupi bën thirrje të votohet ky kandidat për deputet i PDK-së (Foto)

E pyetur nga gazetari se cili do të ishte dikasteri ku ajo do drejtonte, këngëtarja ka synuar Ministrinë e Shëndetësisë.

Pritet të shihet nëse Leonora do t’u bashkohet disa prej kolegëve të saj që kanë zgjedhur të ndjekin karrierë politike.

Exit mobile version