Telegrafi

Leonora Jakupi me veshje në vlerë mbi 10 mijë euro

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, gjatë vitit që lamë pas nuk ishte edhe aq aktive me projekte e koncerte muzikore.

Megjithatë, bukuroshja nga Drenica mbajti aktiv fansat në rrjetet sociale, derisa nuk ka hezituar të sjellë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ndonëse shquhet për stilin unik dhe i kushton vëmendje mjaft të madhe paraqitjeve të saj, Jakupi u komentua tejet shumë për një nga veshjet e fundit të saj.

E veshur me një pallto të gjatë e me çantë dore ‘Channel’, biondja dukej në top formë pavarësisht viteve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leonora Jakupi

Për këtë dukje atraktive, Leonora duket të ketë shpenzuar mbi 10.000 euro, kjo sipas faqes “What They Wearin”.

Palltoja e saj e markës ‘Max mara’ kushton afro 3.700 euro, çanta ‘Channel’ 6.200 euro dhe këpucat e saj mbi 1000 euro.

Ndërkaq, Leonora ditë më parë theksoi se do të martohet sivjet, edhe pse akoma nuk e ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë. /Telegrafi/