Telegrafi

Leonora Jakupi shpreson për një dasmë dhe tregon se dëshiron të ketë një fëmijë në 2021

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, prej vitesh po shijon një lidhje dashurie ndonëse e ka mbajtur jashtë kamerave.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ndërsa ka zbuluar disa detaje në lidhje me romancën e saj.

Madje në një moment ajo tregoi se do kenë dasmë në vitin 2021 pasi 2020 ia prishi planet për martesë. Siç theksoi artistja nga Drenica, shpreson të bëjë një dasmë në vitin që vjen, por jo tradicionale.

Leonora Jakupi (Foto: YouTube)

Ajo po ashtu kishte një dëshirë speciale e cila i shkruajti babagjyshit këtë dëshirë: “Për vitin 2021 do të doja një fëmijë, domethënë një bebe për mua, jo kukull”.

Megjithatë, Jakupi deri më tani nuk ka zbuluar identitetin e personit që ia ka rrëmbyer zemrën.

Lexo po ashtu Ndodh edhe kjo - Leonora Jakupi këndon 'live' këngën e Adelina Ismailit në emisionin "Shiko kush luan"

Leonora në anën tjetër gjatë këtij viti është rikthyer në skenë me dy projekte muzikore, të cilat u pritën mirë nga publiku. /Telegrafi/