Site icon Telegrafi

Leonora Jakupi shihet e mërzitur në homazhet për babanë e ish-presidentit Thaçi

Familja ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën (16 mars).

Në homazhet që janë duke u mbajtur në Skenderaj krahas qytetarëve ka marrë pjesë edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.

Artistja shumë e dashur për publikun u fotografua duke bërë homazhe, gjersa shihej e përlotur.

Foto: Prive

Në ndërkohë, ish-presidentit nuk iu lejua nga Specialja që të marrë pjesë në varrimin e të atit.

Ai ishte javën e kaluar në Kosovë për të parë babanë, i cili po trajtohej në QKUK.

Lexo po ashtu Vdekja e babait të Hashim Thaçit, Xhuli Nura: Rriti një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00 tek varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt.

Ndërsa, e pamja do të mbahet më datë 19 dhe 21 mars tek palestra “Ilaz Kodra” në Skenderaj. /Telegrafi/

Foto: Prive
Exit mobile version