Site icon Telegrafi

Leonora Jakupi reagon për vdekjen e 36 qytetarëve nga COVID-19: Na mbroj Zot nga e keqja

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Ditën e djeshme (e diel) Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë rezultuan pozitiv me COVID-19.

MSH po ashtu bëri të ditur se u shënuan edhe 36 raste të vdekjes.

Lidhur me këtë një reagim së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi.

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Ajo ka ndarë një postim në InstaStory teksa ka etiketuar numrin e personave të vdekur, që njëherësh thyen rekordin e kësaj periudhe të pandemisë.

“Na mbroj Zot nga e keqja”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Gastronomia me orar të ri, 'dërgesat me porosi' nga sot do të punojnë edhe pas orës 22:00

Në 24 orët e fundit në anën tjetër janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër coronavirusit.

Foto: Telegrafi

Për situatën e rënduar me virus nga sot kanë filluar masat e reja, në të cilat përfshihet edhe ora policore.

Gjithashtu, nga sot gastronomia do të punojë deri në ora 21:30 dhe në ambiente të hapura. /Telegrafi/

Exit mobile version