Site icon Telegrafi

Leonora Jakupi publikon fotosesionin me veshje kombëtare të realizuar për Epopenë e UÇK-së

Leonora Jakupi (Foto: Norik Uka)

Këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi, ka shënuar periudhën përkujtimore të “Epopesë së UÇK-së” me një fotosesion simbolik. Në shenjë respekti dhe nderimi ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, ajo ka zgjedhur të fotografohet me veshje kombëtare shqiptare.

Sesioni fotografik u realizua në ambientet e studios së fotografit të njohur Norik Uka, i cili me lente ka kapur esencën e krenarisë kombëtare që simbolizon kënga dhe figura e Leonorës.

“Epopeja e UÇK-së” përkujton sakrificën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët ranë në luftën për lirinë e Kosovës.

Leonora Jakupi (Foto: Norik Uka)

Kjo periudhë tre ditore është reflektim dhe nderim i të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve që sakrifikuan jetën për të realizuar ëndrrën shekullore të lirisë.

Leonora ka shprehur ndjenjat e saj në një postim në Instagram: “‘Epopeja e UÇK-së’ është periudha më e ndritshme në të cilën, për tre ditë, përkujtojmë sakrificën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për lirinë e Kosovës”.

Leonora Jakupi (Foto: Norik Uka)

“Gjatë kësaj kohe, nderojmë me respekt të thellë të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët që dhanë jetën për të bërë realitet ëndrrën shekullore të lirisë që na është trashëguar brez pas brezi”, ka shkruar ajo.

Leonora Jakupi (Foto: Norik Uka)

Fotografitë e saj shprehin një ndjenjë të thellë atdhetarie dhe përkujtimi, dhe janë pritur me entuziazëm nga ndjekësit dhe fansat e saj.

Me këtë veprim, Leonora Jakupi kontribuon në ruajtjen e kujtesës kombëtare dhe në theksimin e rëndësisë së të mbajtur gjallë vlerat e sakrificës për liri dhe pavarësi. /Telegrafi/

Exit mobile version