Këngëtarja Leonora Jakupi ka treguar shumë herë se është nacionaliste, dhe nuk kursehet asnjëherë kur bie fjala për UÇK-në ose Luftën e viteve 1999 në Kosovë, luftë në të cilën humbi jetën edhe babai i saj.
Duke qenë me prejardhje nga Skënderaj, Jakupi gjithmonë është aluduar si një simpatizuese e Partisë Demokratike të Kosovës, edhe pse asnjëherë nuk është shprehur rreth politikës.
Megjithatë, këngëtarja së fundmi ka shprehur mbështetjen e saj për Ramush Haradinajn, liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit pjesmarrës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo ka publikuar sot (e enjte) një fotografi në llogarinë personale në Instagram, me rastin e lirimit me kusht të Haradinajt nga Gjykata e Francës, ku në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar fjalë protestuese për ata që tentuan ta shpallin fajtor atë,
‘”Me kusht ?!!!’Mos e prek ushtarin tim qe solli liri, lëre gurin të peshojë në vendin e tij “Histori që përsëritet…pas shumë viteve më duhet te t’ti këndoj vargjet e kanges kur ti ishe në Hagë !”, shkruan këngëtarja Jakupi në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/