Telegrafi

Leonora Jakupi nuk i mban dot lotët në Marshin për Drejtësi në Prishtinë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka qenë prezente të dielën në Marshin për Drejtësi të organizuar nga iniciativa Liria ka Emër në kryeqytet.

Ajo i është bashkuar thirrjeve të shumta të mijëra qytetarëve që ishin prezentë në këtë marsh, me kërkesën për drejtësi për katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Të pranishëm në tubim ka qenë edhe figura publike, e ndër ta u pa edhe këngëtarja e njohur me prejardhje nga Skenderaj, Leonora Jakupi.

Në një moment, këngëtarja u pa e emocionuar dhe duke shpërthyer në lot pasi ajo vet është bijë e dëshmorit të luftës.

Leonora Jakupi në Mardhin e Drejtësisë (Foto: Insajderi)

Këngëtarja Jakupi ndau gjithashtu me ndjekësit e saj në InstaStory disa fotografi nga marshi, ku dukej e shoqëruar nga njerëz të saj të afërt.

Përveç Leonorës, prezentë në këtë marsh ishin edhe emra të njohur nga estrada si: Gold AG, Genc Prelvukaj, Skivi, Teuta Krasniqi, e të tjerë. /Telegrafi/

Leonora Jakupi në Mardhin e Drejtësisë (Foto: Leonora Jakupi/InstaStory)