Këngëtarja Leonora Jakupi është shquar gjithmonë për butësinë dhe elegancën e saj në skenë, teksa asnjëherë nuk kemi pasur rastin të shohim trishtim apo nervozizëm në fytyrën e këngëtares.
Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ndonëse nuk shpenzon edhe aq shumë kohë në to.
Mirëpo, së fundmi këngëtarja ka publikuar një videonë Instagram Story, ku ka shfaqur një element jo shumë të mirë për tu publikuar.
Në video ajo promovon një stek me kuti cigaresh të tipit “Davidoff”, një nga më të shtrenjtat në treg.
Ky postim i saj të bën të mendosh se ajo mund të jetë një konsumuese e rregullt e duhanit, pavarësisht se freskia në fytyrën e saj tregon krejtësisht të kundërtën.
Sido që të jetë, një imazh i tillë nuk është aspak i preferueshëm për publikim, ngase mund të influencojë ndjekësit e saj të rinj, nën moshën 18 vjeçare. /Telegrafi/