Telegrafi

Leonora Jakupit i ndalet rryma gjatë koncertit në Drenicë, por publiku e befason këngëtaren (Foto)

Këngët e saja i dinë fansat dhe nuk kanë nevojë të ndihmohen për rikujtim.

Kështu ka ndodhur edhe sot, kur këngëtarja ka mbajtur një koncert në vendlindjen e saj në Skenderaj të Drenicës.

Koncerti ka pasur karakter humanitar dhe në të përveç Leonora Jakupit kanë kënduar edhe disa emra të tjerë të njohur, transmeton Telegrafi.

Por, derisa drenicakja ishte në skenë duke interpretuar hitet është ndërprerë energjia elektrike, por kjo ka bërë që publiku të këndojë këngët e këngëtares.

“Kur ndalet rryma, publiku knon vet”, ka shkruar në një fotografi të koncertit Leonora.

Ndryshe, Jakupi është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/