Telegrafi

Leonora Jakupi: Do martohem këtë vit

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi, vazhdon të jetë një prej emrave më të dashur për publikun.

Ndonëse viteve të fundit ka qenë më pak e angazhuar në skenën muzikore, ajo duket se i është përkushtuar më shumë jetës private.

Dhe së fundmi në emisionin “n’Kosovë show”, artistja ka zbuluar se do bëhet nuse gjatë këtij viti.

Leonora Jakupi (Foto: YouTube)

E pyetur nga moderatori se kur do bëhet nuse, këngëtarja Jakupi nuk heziton të flas më shumë rreth kësaj pjese.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leonora Jakupi

“Do bëhem nuse në vitin 2020”, ka qenë përgjigja e 40-vjeçares, duke lënë surprizë për publikun gjithçka tjetër dhe se akoma nuk e ka zbuluar personin që ia ka rrëmbyer zemrën.

Sa i përket projekteve muzikore, “Simpatia e Shkollës” mban titullin kënga e fundit e publikuar nga ajo në bashkëpunim me legjendën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun.

Ky projekt i tyre i lansuar në kuadër të xhirimeve të Vitit të Ri mblodhi 2.3 milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/