Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi krahas karrierës komentohet shumë edhe për jetë private.
Ajo ndan me fansat e saj momente nga përditshmëria e saj, ndërsa sot për të ishte një ditë për të kujtuar të atin e saj të ndjerë.
Artistja e mirënjohur shqiptare, nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram gjatë ditës së sotme ka përkujtuar babanë e saj në përvjetorin e vdekjes.
I ati i Leonorës ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë dhe sot janë bërë 25 vite nga vdekja e tij.
“25 vite pa ty babi”, ka shkruar Leonora në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që babai i autores së “A vritet pafajësia” u vra në vitin 1998 dhe Leonora mban gjallë kujtimin për të duke e përkujtuar në forma të ndryshme. /Telegrafi/