Është rivarrosur babai i këngëtares, Leonora Jakupi, dëshmori i kombit, Qazim Jakupi.
Arkivolet dhe eshtrat e babait të Leonora Jakupit, Qazim Jakupit dhe kolonelit Ahmet Krasniqi, me nderime të larta shtetërorë hynë në Republikën e Kosovës gjatë të enjtes.
Ndërkaq, sot u mbajtën homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Më pas është mbajtur edhe një Akademi Përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Leonora u shpreh mjaft e emocionuar para të pranishmëve, e veshur në fustan të zi. Në këtë akademi përkujtimore morën fjalën zyrtarë të lartë shtetëror.
Pas akademisë përkujtimore, dëshmori Qazim Jakupi dhe koloneli, Ahmet Krasniqi, u rivarrosën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. /Telegrafi/