Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare kosovare tashmë është në ditët e dytë të saj.
E kësaj kanë filluar t’i bashkëngjiten edhe yjet shqiptare të muzikës.
Leonora Jakupi ka bërë thirrjet të votohet kandidati për deputet nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Abdyl Salihu.
Këngëtarja ka publikuar një imazh të Salihut në llogarinë personale në Instagram dhe besohet se kjo përkrahje vjen pasi edhe ai është nga rajoni i Drenicës.
Ndryshe, disa prej artistëve shqiptarë tashmë edhe kanë aderuar në partitë politike, të tillë, si Xusi në AAK, Adem Mikullovci në Lëvizjen Vetëvendosje. /Telegrafi/