Telegrafi

Leonora Jakupi bëhet brune, befason fansat me ndryshimin drastik

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj.

Ajo prej vitesh ka krijuar imazhin e biondes bukuroshes, teksa me një pamje tjetër, publiku rrallë herë është mësuar ta shohë.

Por duket se së fundmi, këngëtarja e njohur ka vendosur që të dalë paksa nga kornizat e zakonshmes, duke bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Ka qenë grimerja e njohur, Sellma Kasumoviç, ajo e cila së fundmi ka publikuar një fotografi të këngëtares, ku e shfaq atë si një brune të theksuar.

Me flokë të zeza dhe të prera shkurt, Leonora, dukej krejt ndryshe nga pamja e zakonshme prej biondeje.

“Kush është kjo goca”, shkroi Sellma në mbishkrimin e fotografisë, ndërkohë që shumë prej komentuesve e kishin të vështirë ta besonin se kjo është Leonora.

Këngëtarja Jakupi përndryshe ka qenë shumë pak aktive këtë vit në muzikë, teksa fansat janë pritje të një projekti të ri muzikor nga ajo. /Telegrafi/