Telegrafi

Leonora Jakupi më afër se kurrë Princit

Jemi mësuar ta shohim në reklamat televizive duke e kërkuar Princin.

Bëhet fjalë për Leonora Jakupin, e cila paraqitet në fushatën reklamuese të Prince Coffe.

Por, sot Leonora mund të jetë më afër se kurrë plotësimit të ‘ëndrrës’ jetësore, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo pasi që Princi i Uellsit, Charles do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet me zyrtarët qeveritar kosovar.

Mbetet të shihet nëse këngëtarja shqiptare do të takohet apo jo me Princin.

Ndryshe, Leonora është duke punuar për projekte të reja, ku njërën ndër to është duke e realizuar në produksionin Massive Production. /Telegrafi/