Telegrafi

Leonora: Gjej kohë për gjithçka

“Jam shumë e dhënë pas punës, çdo punë e marr me shumë përkushtim dhe seriozitet, andaj arrij të jem e kënaqur me projektet e mia muzikore”.

“Jam në përgatitje të projekteve të reja muzikore dhe sapo të përfundoj punën, adhuruesit do ta kenë mundësinë që këto projekte t’i kenë në duar. Uroj që të pëlqehen në publik”, ka thënë Leonora për të përditshmen Zëri.

“Puna dhe angazhimi im në karrierën muzikore, bën që jetën private ta lë pak anash, por megjithatë ka kohë për të gjitha”, ka shtuar këngëtarja kosovare. /Telegrafi/