Pasi u dekoruar me mirënjohje nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka folur edhe vetë protagonistja, Leonora Jakupi.
E gjithë kjo në saje të aktivitetit të saj prej këngëtareje dhe rreshtimit bashkë me presidenten dhe grave tjera, në kampanjën “Mendoj për ty” që sensibilizon gratë e dhunuara ta shpalosin historinë e tyre.
“Sakrifica e popullit tim ka qenë dhe do të mbetet pikë referuese e punës dhe angazhimit tim . Faleminderit Presidente Jahjaga për vlerësimin dhe mirënjohjen Presidenciale!”, ka shkruar Leonar në Instagtram.
Kujtojmë se këngëtarja është edhe vajza e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qazës. /Telegrafi/