Site icon Telegrafi

Leonora Demaj kalon te Ringkobing, ku luajnë motrat Hajdari në elitën daneze të hendbollit

(Foto: kosovahandball.info)

Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj, do të luajë në edicionin e ardhshëm në elitën daneze të hendbollit.

Ajo ka nënshkruar për dy vite me skuadrën Ringkobing, që është promovuar në elitë, njofton faqja e FBK-së.

Te Ringkobingu luajnë edhe motrat Marigona e Arlinda Hajdari, po ashtu reprezentuese të rëndësishme të Kosovës.

Leonora është larguar nga skuadra Vendsyssel, që do të luajë në kategorinë e dytë daneze. Më herët Demaj ka luajtur për Sonderjysken dhe Nykobingun.

Ajo ka lënduar ligamentet më 8 mars të vitit të kaluar dhe ende është në fazë rikuperimi. Por, në verë pritet t’u kthehet stërvitjeve të plota.

Exit mobile version