Telegrafi

Leonora Demaj dhe Marigona Hajdari me ndeshje të mirë, por humbin për një gol

(Foto: kosovahandball.info)

Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj ka zhvilluar ndeshje të madhe të mërkurën në elitën e Danimarkës.

Demaj i kishte plot tetë gola për Ringkobingun, që megjithatë u mposht nga Horsensi me një gol dallim, 30-29. Horsensi kishte një gol epërsi edhe pas pjesës së parë, 15-14.

Demaj tetë golat i shënoi nga 11 tentime. Ajo e kishte edhe një asistim.

Marigona Hajdari po ashtu u shfaq mirë. Ajo shënoi dy gola nga tri tentime, ndërsa i kishte edhe tri asistime.

Hajdari – Demaj priten të jenë një dyshe shumë e rëndësishme e Përfaqësueses sonë për ndeshjet ndaj Ishujve Faroe.

Leonora Demaj është shpallur lojtarja më e mirë e ndeshjes së kampionatit të Danimarkës.