Dy hendbollistet e rëndësishme të Kosovës, kapitenia Leonora Demaj dhe Marigona Hajdari kanë shënuar fitore të rëndësishme të dielën.
Ato me skuadrën Ringkobing kanë fituar bindshëm, 35-26, ndaj skuadrës Ringsted.
Ishte ndeshja e parë e serisë së ‘play-outit’, ku skuadrat luajnë për një vend në elitën e Danimarkës në edicionin e ardhshëm.
Ringkobingu ka luajtur në elitë këtë edicion, por duhet që ta konfirmojë vendin.
Organizatorja e lojës, Marigona Hajdari, ndeshjen e mbylli me tre gola e tre asistime.
Kurse Demaj shënoi dy gola. Për shkak të lëndimit, Ringkobingut ende po i mungon Arlinda Hajdari.