Telegrafi

Leonora Brajshori fiton medaljen e argjendtë në turneun e peshëngritjes në Tenerife të Spanjës

(Foto: Facebook/KNOC)

Peshëngritësja Leonora Brajshori ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ‘Grand Prix’ për femra, që po mbahet në Tenerife të Spanjës.

Leonora zuri vendin e dytë pas ngritjes së 145 kilogramëve në total.

Ky sukses i mundëson peshëngritëses sonë kualifikimin në Kampionatin Botëror, thuhet në njoftimin e KOK.

Peshëngritësja, e cila jeton në Britaninë e Madhe, e kishte përfaqësuar Kosovën edhe në Kampionatin Evropian që u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë.

Leonora muajin e kaluar fitoi të drejtën për të garuar për Kosovën. Garat në kategorinë në të cilën merr pjesë ajo (53 kg), zhvillohen nesër (e martë).

Ajo kishte fituar të drejtën për të garuar për vendin tonë në shkurt të këtij viti.

Njëherësh, ajo Leonora u bë ferma e parë që e prezantoi peshëngritjen e Kosovës në një garë të nivelit evropian. /Telegrafi/