Peshëngritësja Leonora Brajshori për pak nuk arriti të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’.
Garuesja nga Kosova doli e katërta nga gjashtë pjesëmarrëse në disiplinën shtytje, kategoria -53 kilogramë.
Ajo ngriti 62 kilogramë, derisa në dy tentimet tjera nga 62 dhe 66 kilogramë nuk pati sukses, transmeton KP.
Në disiplinën shkëputje, nga tri tentime, Leonora ngriti 76 dhe 80 kilogramë, duke u renditur e pesta.
Leonora ishte garuesja e vetme që përfaqësoi sportin e peshëngritjes në ‘Tarragona 2018’.
Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare për herë të parë dhe është e privilegjuar që është pjesë e këtij kompetcioni.