Site icon Telegrafi

Leonora Brajshori dhe Arbnor Krasniqi përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të peshëngritjes

Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook

Peshëngritësja nga Kosova që jeton në Britaninë e Madhe, Leonora Brajshori, do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian të peshëngritjes, që sot fillon në Bukuresht të Rumanisë.

Leonora muajin e kaluar fitoi të drejtën për të garuar për Kosovën. Garat në kategorinë në të cilën merr pjesë ajo (53 kg), zhvillohen nesër (e martë).

Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook

Leonora bëhet femra e parë që prezanton peshëngritjen e Kosovës në një garë të tillë.

Pjesë e Kampionatit do të jetë edhe Arbnor Krasniqi, i cili vendin tonë do ta përfaqësojë më 29 mars në kategorinë 85 kg.

I urojmë suksese Arbnorit dhe Leonorës. /KOK/

Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook
Exit mobile version