Është duke vazhduar revolucioni te Milani, me ç’rast Leonardo De Araujo (“Leonardo”) është angazhuar si drejtor sportiv i klubit.
Një rikthim emocional për milanistët, të cilët shpresojnë në ndërtimin e një skuadre që do të konkurrojë në nivel evropian.
Tregimi i Leonardos te Milani është unik, pasi ka kontribuuar për sukseset e arritura, si lojtar, trajner dhe drejtor. Ai do ta sjellë te Rososnerët përvojën e ndërtimit të një klubi të suksesshëm.
Leonardo iu bashkua Milanit në vitin 1997 si futbollist dhe qëndroi për pesë sezone duke e fituar titullin e kampionit dhe kupën, ndërsa regjistroi 124 ndeshje duke shënuar 30 gola.
Më pas, ai iu bashkua ekipit menaxhues të klubit, pastaj ekipit sportiv. Në vitin 2009, Leonardo u anhahzua si trajner i Rossonerëve duke e zënë vendin e Carlo Ancelottit.
Tash po kthehet si drejtor nën lidershipin e ri që ka për qëllim ta rikthejë Milanin në majat e futbollit evropian.
Angazhimi i tij si drejtor sportiv është një hap i madh drejt plotësimit të objektivave të klubit në vitet në vijim. /Telegrafi/