Telegrafi

Leonardo: Vetëm Roma u interesua për Verrattin

 ”E di që në Itali po flitet shumë për të pasi që ai është një mesfushorë shumë i mirë që nuk ka luajtur kurrë në Serie A. Është e natyrshme që ai dëshiron të luaj atje, por ka zero për qind mundësi që ai të largohet”.

”Kurrë nuk kam pranuar asnjë ofertë, as nuk kam biseduar me askënd. I vetmi klub që është interesuar për të është Roma. Ata deshën ta huazojnë atë, por kjo ide u shua menjëherë sepse ne nuk e kemi ndërmend ta humbim atë”, ka thënë Leonardo për Sky Sport Italia./Telegrafi/