Telegrafi

Leonardo: Ronaldinho po rikthehet në formë

Braziliani shndërroi në gol një penalti dhe dërgoi një asistim të shkëlqyeshëm për Paton, që shënoi golin e fitores, dhe fitoi duartrokitjet e publikut kur u zëvendësua në pjesën e fundit të takimit.

“Ronaldinho është shumë i lumtur dhe kjo është e rëndësishme për ta kthyer atë në nivelet e tij. Këto dy lëvizje të tij do ta ndihmojnë atë të rikthehet në formën më të mirë dhe ne tashmë po shohim ca shkëlqim te ai”, ka thënë Leonardo pas fitores./Telegrafi/