Telegrafi

Leonardo: Ronaldinho përsëri është më i miri

Ish-lojtari më i mirë në botë po kalon një sezon të shkëlqyeshëm dhe ka krijuar 15 gola për bashkëlojtarët e tij.

“Dy-tre vite Ronaldinho ishte jashtë forme, por tash ai është futbollisti më i rëndësishëm në Milan, dhe Dunga duhet ta ftojë atë në përfaqësuese”, ka thënë Leonardo.

“Ronaldino pati një tregim të shkëlqyeshëm. Ai ishte më i miri. Por pastaj kishte disa probleme. Nuk stërvitej sa duhej dhe për dy-tre vite ishte në hije. Tash ai sërish stërvitet. Punon me ngulm dhe është i përqendruar. Ai është lider”, ka shtuar trajneri brazilian.

Pritet që Ronaldinho të jetë lider i ekipit edhe në ndeshjen e të mërkurës kundër Manchester United në kuadër të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/