Telegrafi

Leonardo: Raportet me Berlusconin, të komplikuara

“Nuk e di çfarë thotë Berlusconi, përpos kësaj, unë nuk mund të mohoj se raportet tona janë të komplikuara. Ne jemi tipa të ndryshëm, të papërshtatshëm për njëri-tjetrin. Por, me rëndësi janë ndeshjet e mbetura”.

“Mospërshtatshmëria është e bazuar në stilin dhe mënyrën se si po luajmë. Secili ka mënyrat e veta, me respekt për të gjithë”.

“Kurrë nuk kam folur për të ardhmen time sepse nuk mendoj se është kohë e duhur për arsye të ndryshme”, deklaroi Leonardo. /Telegrafi/