Telegrafi

Leonardo optimist pas fitores ndaj Juventusit

Ky ishte triumfi i parë i rosonerëve në para-sezon dhe paraqitja ishte shumë inkurajuese për Leonardon.

“Nga kjo ndeshje mund të marrim shumë shenja pozitive, duke filluar që nga avitja për të kuptuar se me çfarë lojtarësh do të dalim në fushë për të matur veten me një ekip të madh”, ka thënë braziliani për Milan Channel.

“Ishte një rrugë shumë e gjatë dhe e mundimshme, por një e cila na ka dhënë forcë shumë. Kemi tejkaluar shumë pengesa gjatë këtyre ditëve, që përfunduan në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shtuar më tej Leonardo.

Ndeshja e parë e Milanit në Serie A në sezonin e parë do të jetë në udhëtim te Siena gjatë këtij vikendi.