Telegrafi

Leonardo: Nuk e di datën e rikthimit të Patos

“Testet e bëra mjekësore i janë përgjigjur disa pyetjeve të cilat duhet t’i vlerësojmë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Rikthimi i tij do të ndodhë atëherë kur nuk do të ketë asnjë dhimbje të vetme”.

“Ne nuk jemi në gjendje të themi se kur do të rikthehet ai në Milanello. Ndoshta javën e ardhshme, por një gjë dihet, ai nuk do të luajë ndaj Palermos”, deklaroi Leonardo.

Pato pritet që të rikthehet në dy ndeshjet e fundit në Serie A. /Telegrafi/