Telegrafi

Leonardo: Milani nuk është tmerr

“Të gjitha ekipet kanë raste të tilla dhe ne nuk kemi më shumë probleme se çdo ekip tjetër. Nëse do të jemi në gjendje të japim gjithë atë që mundemi, Milani do të jetë një ekip më i mirë”.

“Nuk mendoj se është e drejtë ta quajmë Milanin ‘tmerr’. Sigurisht çdokush është i zhgënjyer, por unë ndjehem pozitiv se do të dalim nga ky moment i vështirë”, ka thënë braziliani.

Milani sot e pret Romën në San Siro, në kuadër të javës së tetë në Serie A./Telegrafi/