Drejtori i Milanit, Leonardo ishte i zemëruar me eliminimin nga Liga e Evropës.
Kuqezinjtë pësuan humbje si mysafirë të skuadrës së Olympiacosit me rezultat 3-1 dhe në saje të goldallimit më të keq, nuk arritën të sigurojnë një biletë në mesin e 32 ekipeve më të mira të garës evropiane për klube.
Momenti vendimtar ishte një penalti shumë e diskutueshme me rastin e ndërhyrjes së palejuar të grekut Vasilis Torosidis në italianin Ignazio Abate, kur grekët kishin epërsi prej dy golave.
Grit and determination, heart and desire: give it your all, Rossoneri! ?⚫️
Grinta e determinazione, cuore e passione: date tutto ragazzi! ?⚫️#OlympiacosMilan #UEL pic.twitter.com/MDIsHXqav3— AC Milan (@acmilan) December 13, 2018
“Ne jemi jashtë Ligës së Evropës dhe duhet të vlerësojmë gjithçka. Unë vetëm dua të shoh xhirimet e golave dhe rastet para se të them atë që mendoj”, tha ai për Sky Sport Italia.
“Mua më duket sikur penaltia nuk ka ekzistuar. Nëse eliminoheni nga Liga e Evropës për diçka të tillë dhe pa VAR, bëhet e vështirë të pranoni vetëm një rezultat. Është qesharake që një instrument si VAR, nuk mund të përdoret në garat evropiane për klube”, tha Leonardo.
Milan i lejohej të humbte 1-0 ose, madje edhe 2-1, por jo 3-1 pasi që i eliminuar nga Liga e Evropës.
“Ky është një ekip në ndërtim e sipër, nuk mund të them se bëmë ndeshje mbresëlënës ose meritonim të kalonim. Ne e dimë se ky është një sezon i vështirë, nuk dua alibi, por duket qartë se është e padrejtë”, tha braziliani. /Telegrafi/