Telegrafi

Leonardo: Milani duhet të forcohet

“Afati kalimtar është i hapur deri më 31 gusht, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ekipi tashmë është i mirë, por ka nevojë të fuqizohet”, ka thënë Leonardo.

“Ne kemi nevojë për lojtarë të tjerë për ta kompletuar ekipin. Unë besoj se është e rëndësishme të kemi edhe një sulmues dhe një mbrojtës anësor”, ka shtuar trajneri i rosonerëve.