Telegrafi

Leonardo: Mendoj vetëm për të siguruar pozitën e tretë

Mediat italiane shkruan së fundi se Leonardo mund të mos jetë më trajner i Milanit dhe mund të largohet që të dielën në mbrëmje, pasi rosonerët të përballen me Genoan. Por braziliani nuk dëshiron të flasë para se Milani të sigurojë pozitën e tretë.

“Nesër është një ditë shumë e rëndësishme, ne duam të përfundojmë debatin për Ligën e Kampionëve. Nuk mendoj se çfarë do të bëj pasi mendoj vetëm për detyrat e ekipit tash. Është vendimtare për ne të arrijmë objektivin tonë, vetëm pastaj do të flas për gjërat e tjera dhe për të ardhmen”, ka thënë Leonardo. /Telegrafi/