Site icon Telegrafi

Leonardo: Maldini dyert e hapura te Milani, Bonucci vendos për të ardhmen, Gattuso qëndron

Leonardos është emërua drejtor i ri i përgjithshëm teknik dhe sportiv i Milanit, ndërsa të enjten është prezantuar para medieve.

Ai ka thënë se Milani duhet të respektojë rregullat e vendosura nga UEFA dhe se afati kalimtar do të jetë i kujdesshëm.

Fillimisht braziliani ia ka hapur derën legjendës Paolo Maldini për një rikthim në Milan.

Leonardo, kthehet te Milani

“Duhet t’i japim llogari UEFA-s për çdo veprim kështu që nuk do të bëjmë goditje të mëdha apo ndonjë çmenduri në afatin kalimtar”.

“Bonucci te Juve? Gjithçka do të varet nga dëshira e vetë futbollistit”.

“Për Donnarumman dhe Reinan deri tani nuk ka ardhur asnjë ofertë. Janë dy portierë të cilët në kompletojnë në repartin e tërhequr. Maldini? Paolo është vetë historia e këtij klubi do të ishte diçka e bukur ta kishim sërish mes nesh”.

Gattuso, Bonucci dhe Donnaruma

Tutje, Leonardo shtoi se Gennaro Gatusso do të qëndrojë te Milani.

“Pikëpamja ime është në të njëjtën linjë me atë të pronarëve të klubit. Rino ishte i pari që u konfirmua nga Elliott dhe nuk ka qenë më pjesë e diskutimeve”.

“Dëgjoj që po flitet shumë për Conten dhe është normale pasi bëhet fjalë për një trajner të madh i cili është pa kontratë, por nuk kemi biseduar për asnjë moment me Antonion. Gattuso është një person që i përket Milanit dhe është rritur shumë si trajner”, ka thënë Leonardo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version