Telegrafi

Leonardo: Luftë deri në fund për Scudetto

“Ne jemi të kënaqur me pozitën tonë në kampionat. Ekipi është i fokusuar dhe ne po mendojmë për vete jo për të tjerët”.

“Kanë mbetur nëntë ndeshje, 27 pikë për të cilat duhet luftuar dhe të gjitha ndeshjet mund të jenë vendimtare. Ky ekip ka luajtur në mënyrën e vet, dhe do të shohim nëse ky grup i lojtarëve ka atë që i duhet për të triumfuar në fund”, ka thënë Leonardo.

Milani është në pozitën e dytë në Serie A, me një pikë prapa Interit që është lider. /Telegrafi/