Telegrafi

Leonardo konfirmon largimin

Ishte spekuluar se braziliani do të largohej gjatë kësaj periudhe, ndërsa erdhi dita kur ai dhe Galliani e konfirmuan këtë gjë.

“Ne jemi këtu për të komunikuar se kemi vendosur të ndërpresim bashkëpunimin tonë, në mënyrë të qetë dhe të butë, ashtu siç ishte edhe marrëdhënia jonë gjatë viteve të fundit. Nuk ka befasi. Gjithçka ishte e qartë sot sikurse përherë. Ne kemi ardhur në fund”.

“Ne jemi kualifikuar në Ligën e Kampionëve, që është ajo që dëshiruam, ndërsa këtë mëngjes vendosëm që ta bëjmë zyrtar vendimin që kemi marrë në Via Turati. Tani kjo erdhi shumë pranë, por këtë e kemi përfunduar me qetësi”, thotë një komunikatë e lansuar në faqen zyrtare të Milanit. /Telegrafi/