Telegrafi

Leonardo kërkon vetëm ‘fitore’ kundër Interit

“Takimi i nesërm kundër Interit do të jetë një takim i jashtëzakonshëm, vetëm shihni pritjet të cilat i kanë të gjithë njerëzit që e ndjekin këtë ndeshje”.

“Nuk mendoj se ky takim do të jetë vendimtar për sezonin, pasi ka edhe shumë të luhet deri në fund dhe Milani duhet ta luajë edhe ndeshjen e mbetur kundër Fiorentinës. Ne shkojmë në derbi për të fituar dhe nuk mund të mendoj për rezultat tjetër përveç fitores”, ka shtuar braziliani./Telegrafi/