Telegrafi

Leonardo: Kemi luajtur nën mesatare

Sulmuesi i huazuar nga Manchester City, Valeri Bojinov, shënoi golin e fitores në minutën e 89-të të ndeshjes për Parmën.

“Tash jemi në të njëjtën pozitë me Romën dhe mund të shohim se ata janë një ekip në formë të shkëlqyeshme. Ata kanë talent dhe fat që kanë shumë lojtarë në formë në të njëjtën kohë”, ka thënë Leonardo.

“Sonte luajtëm një pjesë të parë nën mesatare dhe dështuam të përballemi me presionin e Parmës. Edhe kur e kishin topin, nuk kishim ide të qartë çfarë të bëjmë me të”,

“Pas pauzës ishim më të uritur dhe krijuam shanse. Dëshironim ta pasonim topin dhe ta arrijmë kuadratin e golit. Por nuk mundëm, pasi nuk ishim aq në formë dhe dështuam këtë mbrëmje”, ka shtuar braziliani. /Telegrafi/