Telegrafi

Leonardo: Interi më ka befasuar me startin e mirë, Perisic është i jashtëzakonshëm  

Leonardo e pranon se ai nuk e ka pritur që Interi të jetë kjo skuadër që po tregohet, por tani është duke i mbështetur ata duke thënë se do ta kenë fjalën e tyre në garën e titullit të Serie A.

Tre fitore nga tre ndeshjet e para e kanë drejtuar Interin në krye të Serie A, së bashku me Juventusin dhe Napolin, dhe Leonardo ka qenë i impresionuar nga ish-klubi i tij, pavarësisht se ata nuk kanë asnjë kampion të madh në skuadër.

Lexo po ashtu “Interi do të luftojë për titullin e Serie A”

“Unë mendoj se Juve janë ende favoritët. Nuk pres që Interi të jenë si ta, por ata janë një skuadër serioze”, ka thënë fillimisht Leonardo për Sky Sport Italia.

“Ata nuk kanë ndonjë kampion të madh, por janë një ekip i fortë me lojtarë fizikë, të cilët po bëjnë atë që Spalletti dëshiron”.

Tre fitore nga tri ndeshjes – tetë gola të shënuara, një të pranuar

“Ata janë një skuadër e fortë dhe mendoj se mund të kenë fjalën e tyre, edhe nëse nuk mund t’i vendosni si favoritë”.

Lexo po ashtu Icardi – Perisic, dyshja që po mban gjallë Interin

“Perisic është lojtari më i rëndësishëm i Interit, i cili bën dallimin. Për mua, ai është një nr 10 që luan më krah. Ai ka ritmin e çmendur”.

“Ai u keqkuptua, por tani ai e kupton se ai ishte një lojtar i madh. Icardi shënon golat, por Perisic është një lojtar i jashtëzakonshëm”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/